“Shkodra nuk është më qyteti i plehrave”, Rama: I kemi vendosur në dispozicion 20 mln Euro për fillim

10 months ago 38
16:41 04/12/2023

Kryeministri i vendit, Edi Rama, është shprehur se Shkodra nuk është më qyteti i plehrave qëkur drejtimin e saj e mori kryebashkiaku socialist, Benet Becit.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së, kryeministri Rama ka deklaruar se në një kohë shumë të shkurtër, Shkodra ka pësuar një ndryshim të dukshëm për mirë.

Rama është shprehur se për 4 muaj i janë vendosur Shkodrës në dispozicion 20 milionë Euro si fillim për realizimin e projekteve për qytetin verior.

Edi Rama: Sapo hedh sytë në qytet, Shkodra nuk është më qyteti i plehrave dhe të paktën në ato pjesë që unë pashë që janë akset kryesore, qyteti është realisht shumë i pastër dhe shpresoj të jetë kështu edhe në lagje, por ajo që është e rëndësishme është që ky është një proces që ka nisur dhe për hir të së vërtetës, në një kohë shumë të shkurtër ka filluar të jetë mjaft i dukshëm dhe kjo nuk është e lehtë aq më tepër kur ke parasysh që bashkia dhe institucionet e tjera në Shkodër kanë qenë të fokusuar tek punët e asaj partisë që sot është ndarë në shumë pjesë dhe tek hallet private të njerëzve. Edhe kjo në një kohë shumë të shkurtër.

Shkodra ka një situatë krejtësisht tjetër të ndriçimit publik. Edhe puna e nisur për përmirësimin e rrugëve të qytetit është e dukshme dhe e prekshme dhe do të vazhdojë. Janë 11 kilometra rrugë brenda qytetit, të rëndësishme që do të ribëhen plotësisht. Kjo është buka e përditshme e punës së një bashkie dhe i sjell si shembull për të evidentuar faktin se me sa pak dhe për sa pak, ky qytet ka vuajtur për vite e vite të tëra dhe ka mbajtur mbi supe pluhur dhe shëmti. Shkodra midis këtyre dy epokave në një periudhë kohe prej disa muajsh, ofron dy pasqyra shumë domethënëse për dikë që mendon se vota nuk ka rëndësi. Shkodra nuk është njësoj si para zgjedhjeve.

Ne kemi filluar të hyjmë në projektet e rëndësishme që i premtuam qytetarëve të Shkodrës dhe me shumë shpejtësi kanë filluar të zhvillohen disa prej tyre. Brenda një periudhe prej 4 muajsh ose më pak se 4 muajsh po të marrësh punën aktive në zyrë të kryetarit, ne i kemi vemdosur në dispozicion Shkodrës 20 milionë Euro për fillim. Është diça që është përtej një bashkie. Unë nuk besoj që shkodranët në të vërtetë pas shumë kohësh, besuan, por pas shumë kohësh kuptuan se ishte budallallëk t’i bienin fyellit në një vrimë dhe të prisnin një muzikë tjetër dhe në njëfarë mënyrë fituam ne. Ky ndryshim ka ndodhur dhe kthesa ka filluar./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article