“Shkodra Open 2023″/ Kryeqendra e veriut pret turneun e tenisit

1 year ago 19
Reklamë

“Shkodra Open 2023” është turneu botëror i tenisit që për herë të parë po zhvillohet në kryeqendrën e veriut, duke bërë bashkë të rinj e të reja nga 33 shtete të botës.

Një prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive ndërkombëtare jo vetëm për të identifikuar talentet e ardhshme të tenisit, por gjithashtu për të krijuar një atmosferë të ndërsjellë mes kulturave dhe shoqërive të ndryshme.

Infrastruktura e përshtatshme për të pritur një ngjarje të tillë e bën qytetin më atraktiv për të ardhurit e huaj dhe vendas.

ALBAN DANI

“ADRIATIK TENNIS PARK”

Janë më shumë se 400 persona që kanë ardhur për këtë turne dhe e gjitha kjo përkthehet në të ardhura për qytetin e Shkodrës.

Gresi Bajri kampionia shkodrane kërkon një tjetër sukses ndërkombëtar në këtë turne, ndërsa 15-vjeçari shqiptar Skender Katana përfaqëson shtetin e Malit të Zi në këtë kompeticion me të njëjtat synime.

GRESI BAJRI

TENISTE E “SHKODRA TENNIS CLUB”-

Unë nuk synoj të fitoj vetëm një ndeshje, po punoj fort që pse jo të fitoj kampionatin

Erik Ndreu një shqiptar lindur e rritur në Angli e fitoi ndeshjen e parë të turneut dhe flet për emocionet e kësaj loje për të herë në parë në tokën shqiptare.

ERIK NDREU

TENIST

Hera e parë që jam në Shqipëri ku zhvillova edhe ndeshjen e parë timen këtu. Një vend mikëpritës, njerëzit miqësor ku u ndjeva vërtetë mirë. Shpresoj që në të ardhmen të luaj edhe për flamurin shqiptar. Kjo ishte një eksperiencë shumë e mirë.

ALEXANDRA MAGIA

TENISTE NGA GREQIA

Ishte një udhëtim i gjatë deri këtu, por kam qenë edhe dy herë të tjera më përpara në Shqipëri. Klubi është fantastik, organizimi i mirë dhe ka shumë mundësi këtu, pasi realisht edhe qyteti më ka pëlqyer. Një organizim i rëndësishëm pasi çdo sportist do të luajë në të tilla nivele.

Ky turne organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit në bashkëpunim me autoritetet shqiptare të këtij sporti.

Read Entire Article