“Shkodra prioritet kryesor”, Rama flet për projektet në qytetin verior: Më në fund do të ketë një hyrje!

10 months ago 37
17:07 04/12/2023

“Shkodra është prioritet kryesor dhe do të vazhdojë e tillë”, kështu është shprehur kryeministri i vendit Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste.

Kryeministri i vendit ka folur gjatë në lidhje me projektet që po realizohen dhe që janë në plan që të zhvillohen në Shkodër.

Kryeministri Rama ka thënë se ka nisur puna për projektin e hyerjes së Shkodrës, kalanë e Rozafës, rrugën Shirokë-Zogaj, restaurimin e godinës së Bashkisë Shkodër dhe të tjera.

Edi Rama:Shkodra është e vetmja nyje strategjike e zhvillimit të vendit që është e patrajtuar ende. Nyjet e tjera kanë akoma shumë punë për t’u kthyer krejtësisht në motor zhvillimi që punojnë në të gjithë fuqinë e tyre janë në funksion të ekonomisë së vendit. Shkodra, prioritet kryesor dhe do ta vazhdojmë ta kemi prioritet kryesor. Kemi nisur projektin e hyerjes së Shkodrës, po bëhet dhe është në kantier. Ka filluar puna, është faza e parë. M’u duk si rastësi domethënëse që kompania që e kishte marrë kontratën është ajo kompani që ka bërë një pjesë të punës për Lungomaren e Shkodrës.

Shkodra do të ketë më në fund një hyrje. Në Shkodër hyhet si msheftas. Një qytet që ka bekimin e ujit dhe ku ti hyn dhe nuk shef ujë fare sepse i ke pamjet e zëna, është një qytet që është marrë peng. Do ja heqim lakun, do të jetë një zhvillim shumë i bukur në atë zonë. Kemi një tjetër projekt për kalanë e Rozafës, për ta bërë akoma më tërheqëse dhe të disponueshme për aktvitetet që zhvillohen aty. Jemi duke punuar për një projekt tjetër, për fabrikën e telave për ta kthyer edhe atë zonë një një destinacion kryesisht për të rinjtë me terrene sportive, aktivitete sportive, kryesisht, por jo vetëm.

Ishim në bashki dhe pamë projektin e ri që tanimë është bërë gati për të gjithë zonën e Zdrales dhe jam i kënaqur që do të kem dorë në heqjen e atij tregut të tmerrshëm mbrapa stadiumit. Do të hiqet tregu, por nuk do të lihen pa asnjë mundësi ata që kanë kualitet në punën që bëjnë. Është një investim i madh që lidh stadiumin me pjesën qëndrore. Aty ka aktivitet tregtar të rëndësishëm dhe një potencial të madh që sot për sot nuk duket sepse është i mbuluar nga gjithë ajo rrëmujë që është.

Projekt për vitin e ardhshëm dhe me faza do ta realizojmë dhe ajo do të bëhet një qendër e re e Shkodrës që do të krijojë goxha energji për qytetin dhe që do të rrisë turizimin në qytet. Kemi rrugën Shirokë-Zogaj që është pjesë e planit për të zhvilluar zonën e liqenit të Shkodrës. Do të fillojmë me restaurimin e godinës së Bashkisë Shkodër. Ajo godinë flet shumë përkush e ka drejtuar Shkodrën për 30 vjet. Është lënë në një situatë shumë të keqe dhe është shtëpia e qytetit. Beneti ka bërë mirë që e ka hapur dhe kthyer në një pikë të aksesueshme për njerëzit. Ka nevojë të jetë një diamant në dorën e qytetit dhe jo një godinë që të vjen keq kur e sheh.

Jemi duke përfunduar Muzeun e Kujtesës, Muzeu i historisë së dhimshme. Do ta kthejmë në një muze dinjitoz që do të dëshmojë historitë tragjike të komunizmit. Rruga e Dukagjinit ka qenë një premtim i stërpërsëritur i të tjerëve, por kur i thashë unë Benetit që të konsideronte të bëhej kryetar bashkie, ishte që unë ta premtoja rrugën e Dukagjinit./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article