Shkolla e fshatit Smollik në kushte të mjerueshme, nxënësit mësojnë brenda godinës së braktisur

1 month ago 34

Fshati Smollik në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës nuk ka një godinë të mirëfilltë arsimore. Nxënësit e këtij fshati e bëjnë mësimin në një banesë të lënë në përdorim nga një banorë i zonës.

Megjithëse numri i nxënësve është i ulët, ata nuk kanë ambient të mirëfilltë për të zhvilluar procesin mësimor. Banesa ku ata bëjnë mësim ndodhet në skaj të fshatit dhe është në mes të bimësisë. Nxënësit thonë se kanë frikë të shkojnë në shkollë pasi rrezikohen nga kafshët e egra. Ata kërkojnë që shkolla të bëhet brenda fshatit në mënyrë që të paktën të jenë të sigurtë.

Ndërkohë, drejtues të arsimit në Bashkinë e Bulqizës thanë se për këtë fshat po studiohet një zgjidhje, ku brenda pak ditësh, do të vendoset në dispozicion të nxënësve dhe mësuesve një ambient në brendësi të fshatit. Për shkak të pozicionit gjeografik, nxënësit e kanë të pamundur të transferohen në shkolla të tjera, ndaj zgjidhja e vetme është ta kenë brenda fshatit Smollik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article