Numri i njerëzve të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës ka arritur në 20 mijë, tregojnë shifrat e Hamasit.
Dje numri i të vdekurve ishte 19,667, sipas ministrisë së shëndetësisë të udhëhequr nga Hamasi në Gaza.
Organizata gjithashtu njoftoi se 52,586 njerëz janë plagosur në sulmet izraelite, raporton skynews.
Izraeli ka hedhur mijëra ton municione gjatë dhjetë javëve të fundit, duke e lënë në gërmadha rripin e ngushtë të Mesdheut.
Humbja e jetëve në enklavën palestineze ka ulur mbështetjen globale dhe Izraeli po përballet me presionin e komunitetit ndërkombëtar për të zvogëluar ofensivën.
Ndryshe, Izraeli nisi një ofensivë ndaj militantëve të Hamasit pas sulmeve të këtyre të fundit më 7 tetor në territoret izraelite. /Telegrafi/