Shkuan pranë varrit për të përkujtuar vdekjen e gjeneralit të vrarë Qasem Soleiman, humbin jetën 50 persona në Iran nga dy shpërthime

10 months ago 12

Dy shpërthime vranë të paktën 50 njerëz dhe plagosën dhjetëra tjerë pranë një varreze në Iran, ku u mbajt një ceremoni për të shënuar vdekjen e komandantit suprem të vendit Qasem Soleimani, i vrarë në vitin 2020 në një sulm nga dronët amerikanë, njoftuan sot media shtetërore iraniane.

Televizioni shtetëror iranian raportoi për shpërthimin e parë dhe më pas edhe për shpërthimin e dytë gjatë një ceremonie në qytetin juglindor të Kerman, duke thënë se të paktën 50 njerëz u vranë, transmeton Telegrafi.

🔞| Graphics | Two explosions shook the city of #Kerman in #Iran causing until now 30 deaths. This happened while the people were attending a Qassem Soleimani commemoration ceremony.

#کرمان pic.twitter.com/6ahgcRRTet

— OSINT-Jihadi Monitor (@JihadiInt) January 3, 2024

“Një shpërthim i madh ndodhi pranë xhamisë Saheb al-Zaman, ku ndodhet varri i Soleimanit në Kerman”, njoftoi televizioni shtetëror, duke shtuar se një shpërthim i dytë ndodhi pak minuta më vonë, sipas France Presse.

Agjencia iraniane Nourneës raporton se disa bombola gazi shpërthyen në rrugën që të çon në varreza dhe se autoritetet po monitorojnë situatën.

*Urgente.Iran .Se habla acerca de 30 muertos por dos explosiones sucedidas el día que se conmemoran 4 años de la eliminación del gral Suleimani a manos de EE.UU.* pic.twitter.com/ZaTGeddZRn

— IsraelVive (@IsraelVive41328) January 3, 2024

SNN raporton se autoambulancat janë duke shkuar drejt varrezave, ku qindra iranianë janë mbledhur për të përkujtuar vdekjen e Soleimanit.

“Ekipet tona të reagimit të shpejtë po evakuojnë të plagosurit, por valët e turmave po bllokojnë rrugët”, i tha televizionit shtetëror Reza Fallah, kreu i Gjysmëhënës së Kuqe të Provincës Kerman.

— 🇮🇷 First videos of the aftermath of the terrorist bombings in Kerman#Iran #kerman #Terroristattack pic.twitter.com/kAdEvdCguo

— Zainul-labuddin (@amreal1zain) January 3, 2024

Soleimani, komandanti i forcave elitare të Iranit Quds, ishte udhëheqësi i operacioneve ushtarake të Iranit në Lindjen e Mesme, dhe u vra nga SHBA në janar 2020 në Irak.

Nourneës raporton se “disa bombola gazi shpërthyen në rrugën që të çon në varreza”.

BREAKING:

Iranian state media reports an explosion near Kerman city cemetery where Qasem Soleimani is buried. pic.twitter.com/VIof5hkcdM

— Globe Eye News (@GlobeEyeNews) January 3, 2024

Media shtetërore iraniane citoi një zyrtar lokal të thoshte se “nuk është ende e qartë nëse shpërthimet janë shkaktuar nga bombola gazi apo një sulm terrorist”. /Telegrafi/

Read Entire Article