Shkurov për Klan News: Ukraina në kulmin e luftës, Rama shumë i shkathët në mbledhjen e KS

11 months ago 13
Reklamë
17:42 25/09/2023

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov ka folur sot në studion e Klan News për gazetarin Besard Jacaj sa i takon zhvillimeve në vendlindjen e tij, por edhe atyre në veri të Kosovës.


Sipas Shkurov, ka një tendencë politike për ta rënduar më shumë situatën mes Kosovës e Serbisë.

 “Së pari ndjej keqardhje dhe ngushëllimet e mia për jetën e humbur, sepse ai ka qenë në vend pune dhe vë në rrezik edhe popullsinë civile. Diçka e tillë, sigurisht duhet ndëshkuar. Është një provokim dhe palët politike që përpiqen ta bëjnë situatën më të rëndë mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk e përjashtoj mundësinë se Rusia është e interesuar për një situatë të tillë në Ballkanin Perëndimor.”

I pyetur sa ngjashmëri sheh mes Kosovës e Ukrainës, ai tha se vendi i tij ndryshe nga Kosova, sot është në kulmin e luftës.

 “Ne mund të flasim për ngjashmëri, por Kosova e ka kaluar luftën e vërtetë, ndërkohë që Ukraina po e përjeton sot. Kemi vlerësuar maksimalisht mbështetjen e Kosovës, Ukraina aktualisht është në kulmin e luftës. Konflikti i f undit tregon se është e nevojshme misioni i BE-së sepse dialogu duhet të jetë më i pranueshëm, duhen neutralizuar palët radikale. Lufta në Ukrainë ka ndikuar në gjithë Europën dhe në Ballkanin Perëndimor, shihet rreziku bërthamor, rreziku i urisë, lufta ka ndikuar edhe në botë.”

Përgjigjien që kryeministri Edi Rama i dha përfaqësuesit rus në Këshillin e Sigurimit, Shkurov e cilësoi mjaft korrekte.

Ka qenë një situatë shumë interesante, sepse zoti Edi Rama mori pyetje të papritura nga përfaqësuesi i Rusisë, ishte dëshira për ta penguar të zhvillonte sesionin e Këshillit të Sigurimit, ka dashur të provokojë disa momente proceduriale. Nga ana ime, nuk ia doli sepse kryeministri i Shqipërisë në mënyrë të shkathët iu përgjigj, duke shpjeguar se nëse Rusia ndalon operacionin special edhe Zelensky nuk do fliste. Ky incident është mbështetur nga Ukraina me vlerësimet më të mëdha për kryeministrin e Shqipërisë, nuk e mendoj si deklaratë serioze, por nuk përjashtoj  ndonjë sulm kibernetik, por Shqipëria i ka mënyrat për të gjetur një zgjidhje”, përfundoi ambasadori ukrainas./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article