Shokohen banorët: Linda Halimi pjesë e “OnlyFans”

9 months ago 22

Në shtëpinë e BBVK, diskutimet rreth banorëve nuk marrin kurrë fund, dhe një nga temat më të nxehta së fundmi ka qenë këngëtarja dhe bashkëbanorja Linda Halimi.

Ylli, Alba, Shqipja dhe Blerando janë ulur bashkë për të ndarë pikëpamjet dhe mendimet e tyre mbi Lindën dhe një detaj interesant që ka qenë i panjohur për disa prej tyre deri tani, që Linda ka pasur një llogari në platformën “OnlyFans”.

Foto: Screenshot/YouTube

Alba ka shprehur habinë e saj kur ka mësuar për këtë fakt, duke deklaruar se nuk e kishte idenë që Linda ishte aktive në një platformë të tillë.

“OnlyFans” duke qenë një rrjet social me pagesë ku përdoruesit mund të postojnë përmbajtje ekskluzive, i cili shpesh përfshin përmbajtje për të rritur, banorët ishin habitur shumë që Linda ishte pjesë e saj.

Ndësa Ylli shpreh mendimin tij, duke thënë: “Kjo nuk është me shitë vetën, pasi ajo nuk del zhveshur.”

Ndërsa banorët e tjerë të pranishëm, nuk pajtohen shumë me këtë. /Telegrafi/

Read Entire Article