‘Shokon’ ministri izraelit: Do ishte e drejtë të vriteshin 2 milion palestinezë

1 month ago 13
Reklamë

Ministri ultra-konservator i financave në Izrael, Bezalel Smotrich, ka shkaktuar bujë me deklaratat e tij, i cili tha se vrasja nga uria e dy milionë banorëve të Gazës mund të jetë gjëja e duhur dhe morale, derisa të lirohen pengjet.

Duke folur për vendimin e Izraelit për të lejuar ndihmën humanitare në Gaza në Konferencën Vjetore të Katif, ai tha se një marrëveshje me Hamasin do ta rrezikonte Izraelin dhe do të lejonte kthimin e disa pengjeve.

“Ne kemi një përgjegjësi, ne duam të kthejmë pengjet, por një marrëveshje do të kthente vetëm disa robër dhe do të vuloste fatin e shumicës së tyre për të mbetur robër në Gaza,” shtoi ai.

“Në mënyrën time, ka një shans për t’i rikthyer ata të gjithë,” tha ai, duke shtuar se marrëveshja aktualisht në diskutim rrezikon sigurinë e Izraelit, “njollos arritjet e luftës” dhe lejon Hamasin të rimëkëmbet shpejt.

Më pas ai sulmoi protestuesit izraelitë që i kërkonin qeverisë të arrinte një marrëveshje pengjesh, duke i quajtur ata “njerëz të papërgjegjshëm që për muaj të tërë dobësuan pozicionin izraelit dhe sulmuan qeverinë dhe udhëheqësin e saj dhe ushtrinë me demonstrata të pamatura.

Read Entire Article