Shorti i Ligës së Kampioneve, goglat përcaktojnë përballje interesante

10 months ago 9
14:08 18/12/2023

Në fazën e të 16-ve të Ligës së Kampioneve Napoli do të përballet me Barcelonën, kurse Interi ndeshet me Atletiko Madrid. Ndërsa Lacio ka kundër një rival të vështirë si rekordmenët e Gjermanisë, Bajern Mynih.
Manchester City do të ndeshet me FC Copenhagen kurse goglat i kanë vendosur kundër Arsenalit portugezët e Portos.

Pasi e mbyllën në vend të parë në grupet e tyre, kampionët në fuqi të kompeticionit do të udhëtojnë në Danimarkë, ndërsa “topçinjtë” luajnë në Portugali në fillim të shkurtit.

Rekordmenët e kompeticionit, me 14 trofe të fituar, Real Madridi do të ndeshen me Leipzig.

PSG do të ketë kundër spanjollët e Real Sociedad ndërsa rivali i Borusia Dortmund do të jetë PSV.
Ndeshjet e para të të 16-ve do të luhen më datat 13, 14, 20 e 21 shkurt 2024, kurse ato të kthimit në datat 5,6, 12 dhe 13 mars.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article