Shpendi dhuron spektakël

7 months ago 23
Reklamë
14:04 21/01/2024

Sulmuesi i Shpresave realizoi triplet brenda 7 minutave për Cesena në sfidën e Serie C

Sulmuesi i Shpresave Kristjan Shpendi ishte protagonist në fitoren e Cesena-s kundër Pontederas me rezultatin 4-0.

Lojtari kuqezi realizoi tripletë brenda 7 minutave. Pokerin e vulosi Kargbo. Kryesuesit e Grupit B në Serie C dominuan sfidën ndërsa në pjesën e parë krijuan shtatë raste të mira goli.

Pas dominimit të vendasve, goli i parë erdhi në minutën e 21’. Pesë minuta më pas, ai festoi golin e dytë.Në të 28, futbollisti i Shpresave shënoi golin e tretë.

Një paraqitje mjaft e mirë e 20 vjeçarit që shkon në 13 gola të shënuar në 18 sfida të zhvillluara në Serie C. Në kampionat në total ai ka luajtur në 1140 minuta.

Në total në këtë sezon ai është aktivizuar 1325 minuta, ndërsa ka realizuar edhe dy herë në Kupën e Italisë.

Pas 22 takimeve të luajtura, Çesena kryeson Grupin B në Serie C me 53 pikë për ekipin nga Emilia-Romanja kjo është fitorja e 16 në këtë sezon.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article