Shpendi dopietë me Cesena

11 months ago 7
Reklamë
21:13 28/09/2023

Sulmuesi i shpresave i dha fitoren ekipit në derbi kundër Spal, bardhezinjtë triumfuan 3-1

Kristian Shpendi ishte protagonist në derbin Çezena-Spal. Sulmuesi shqiptar realizoi dygolësh në fitoren 3-1 të vendasve në “Orogel Stadium”.

Shpendit iu deshën vetëm 2 minuta që të kalonte Çezenën në avantazh.

Ai shënoi golin e dytë në minutën e 35 të lojës.

Në të 78, Koraca realizoi rrjetën e tretë.

Golin e vetëm për SPAL e shënoi Antenuçi 1 minutë nga fundi i kohës së rregullt.

Në pesë takime të luajtura, Shpendi ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë edhe 2 asiste në Grupin B të Serisë C.

Në “Manuzzi” ishin vendasit ata që e dominuan lojën, ndërsa skuadra e drejtuar nga Di Karlo kurrë nuk u shfaq e rrezikshme.

Në fund 10 mijë spektatorët festuan këtë sukses të rëndësishëm, ndërsa skuadra e Spal u kontestua nga tifozeria e saj.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article