Shpendi transferohet tek Empoli

1 year ago 14
Reklamë
22:00 06/08/2023

Stiven Shpendi është futbollisti i tetë kuqezi që do të luajë në këtë sezon në Serie A. Talenti 20-vjeçar, i cili është pjesë e kombëtares Shpresa u bë pjesë e Empolit. Klubi toskan ka firmosur me Cezena-n një kontratë për ta huazuar sulmuesin për dy sezone, me të drejtën e blerjes.

Lojtari shqiptar u tregua entuziast për skuadrën e tij të re: “Përshendetje tifozë të kaltër! Jam Stiven Shpendi dhe mezi sa po pres që t’ju shikoj! Forca Empoli!”

Më herët ishte mesfushori i kombëtares Ylber Ramadani që u transferua te Leçe në elitën e futbollit italian.

Në sezonin 2023-2024 në Serie A do të luajë edhe Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli që është pjesë e ekipit toskan. Klubi toskan do të paguajë 2.2 mln euro për kartonin e futbollistit, ndërsa Cezena do të mbajë 30% të vlerës së kartonit.

Tek Empioli më herët kanë luajtur Hysaj, Bajrami dhe Asllani.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article