Shpërblimet e Luiza Gegës, ministrja: Do ta mbështesim

8 months ago 6
Reklamë
15:28 17/01/2024

Manastirliu: Kur ka pasur arritje të larta e kemi mbështetur

Teksa atletja shqiptare Luiza Gega pretendon se nuk ka marrë shpërblimet e merituara, ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, në daljen publike pas mbledhjes së qeverisë mohoi këto akuza duke thënë se nga ana e institucionit që ajo drejton nuk ka munguar mbështetja.

“E kemi treguar jo vetëm për kampionen tonë, për atleten tonë, Luiza Gegën mbështetjen sa i përket të gjithë atyre aspekteve të shpërblimeve. Përtej shpërblimeve sportistët tanë siksurse është edhe atletja jonë, kampionia jonë, Luiza Gega janë gjithashtu edhe të mbështetur në trupën e Forcave të Armatosura me gradën.”

Madje sipas ministres, Luiza Gega do vijojë të mbështetet edhe për lojërat olimpike.

“Këtë vit kemi edhe Lojrat Olimpike të Parisit ku janë duke u përgatitur dhe për ne mbështetja nëpërmjet shpërblimeve, por edhe nëpërmjet të gjithë sigurimit të kushteve lehtësuese për përgatitjen e sportistëve është një prioritet absolut.”

Sportistja akuzoi ministrinë se nuk ka marrë shpërblimet për garat ku ka dalë në vendet e para dhe e gjitha sepse në ato gara nuk ka pasur kontrolle anti-dopingu, kur sipas saj ato janë rastësore.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article