“Shpërthen” eksperti britanik, paralajmëron fatkeqësi për Kosovën dhe Ballkanin me rikthimin e Trumpit: Jam i sigurt...

2 months ago 6
Reklamë

Me afrimin e kohës së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë shtuar edhe zërat se një rikthim i mundshëm në pushtet i Donald Trump, do të ketë pasoja për Kosovën.

Sipas analistëve dhe njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, Trump nëse rikthehet, mund të rikthejë edhe më fuqishëm idenë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Këta zëra i ka komentuar edhe Aidan Hehir, hulumtues i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Westminster.

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot”, se zgjedhja e Trumpit, do të ishte fatkeqësi për Ballkanin dhe tërë botën.

“Donald Trump është i marrë; është e pamundur të parashikohet se çfarë mund të ndodhë nëse ai zgjidhet. Unë jam i sigurt se do të ishte një fatkeqësi për botën, jo vetëm për Ballkanin”, është shprehur eksperti britanik.

Sipas Hehir, ndikimi i Trumpit në rajon mund të ketë përmasa katastrofike.

“Kuptimi i tij për rajonin është zero; interesi i tij për rajonin është zero; por ndikimi i tij në rajon mund të jetë katastrofik, veçanërisht nëse ai sjell sharlatanë si Richard Grenell”, ka theksuar eksperti.

Analisti ka komentuar edhe deklaratat «kundërthënëse» të ambasadorëve amerikanë në Prishtinë dhe Beograd.

Derisa në Kosovë, ambasadori Hovenier thotë se qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja reciproke, në Serbi, ambasadori Hill thotë se njohja nuk është kusht i BE-së si pjesë e këtij procesi.

E sipas Hehir, qëllimi duhet të jetë pohimi i Beogradit se nuk do të rivizatojë kufijtë ekzistues në Ballkan.

Ai ka kërkuar nga Perëndimi që të bëjë presion mbi Beogradin që të pranojë të drejtën e ekzistencës së Kosovës dhe Bosnjës.

“Qëllimi duhet të jetë të sigurohet që Beogradi pohon se kufijtë ekzistues të Ballkanit nuk mund të rivizatohen. Beogradi nuk duhet domosdoshmërisht ta njohë zyrtarisht Kosovën, por së paku duhet të pushojë së sulmuari dhe fushatën kundër integrimit të saj në bashkësinë ndërkombëtare. Kosova e pavarur nuk kërcënon askënd; është mirë për paqen në Ballkan. Kërcënimi për paqen vjen nga nacionalizmi agresiv serb. Perëndimi duhet ta njohë këtë dhe të bëjë presion mbi Beogradin që të pranojë të drejtën e ekzistencës së Kosovës dhe Bosnjës”, ka deklaruar Aidan Hehir për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article