Shpërthime në Khartoum, ushtria e Sudanit kërkon vullnetarë

1 year ago 70
Reklamë

Shpërthimet tronditën sërish kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, më 3 korrik, ndërsa ushtria e rregullt bëri thirrje drejt civilëve që t’i bashkohen trupave të tyre kundër një sulmi të ri nga armiqtë e saj paraushtarakë.

Luftimet “filluan në orën 4:00 të mëngjesit (sipas kohës lokale) dhe po vazhdojnë ende”, tha një banor i kryeqytetit për agjencinë e lajmeve AFP.

Kryeqyteti i shkatërruar nga lufta pati vetëm pak orë pushim pas përleshjeve të rënda të një dite më parë mes trupave besnike të shefit të ushtrisë, Abdel Fattah al-Burhan, dhe atyre të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF).

Ushtria njoftoi më 3 korrik se ishte gati për të “pritur dhe përgatitur” luftëtarë vullnetarë, pasi Burhan javën e kaluar i kërkoi “rinisë sudaneze dhe të gjithë atyre që mund të mbrohen” t’i bashkohen ushtrisë.

Civilët e lodhur nga lufta e kanë refuzuar kryesisht thirrjen, duke u lutur për përfundim të luftës së pamëshirshme midis Burhanit dhe ish zëvendësit të tij, komandantit të RSF-së, Mohamed Hamdan Daglo.

Më vonë gjatë 3 korrikut, dëshmitarët raportuan se forcat ajrore shënjestruan një autokolonë të blinduar të RSF-së teksa po udhëtonte nga jugu i vendit drejt Khartoumit.

Jashtë kryeqytetit, disa nga luftimet më të ashpra kanë qenë në rajonin perëndimor të Darfurit, ku forcat e RSF-së të dielën vonë “sulmuan bazën ushtarake” në Nyala, kryeqytetin e Darfurit Jugor.

Që nga 15 prilli, rreth 3.000 njerëz janë vrarë, sipas Projektit të të Dhënave për Vendndodhjen dhe Ngjarjet e Konflikteve të Armatosura.

Por, mjekët paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë, me rreth dy të tretat e objekteve shëndetësore në zonat e luftimit që mbeten ende “jashtë shërbimit”.

2.2 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit, me 645.000 të tjerë që ikën përtej kufijve, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

Top Channel

Read Entire Article