13:50 29/09/2023
Të paktën 52 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në një tubim fetar për të shënuar ditëlindjen e profetit Muhamed në një provincë të Pakistanit.
“Duket një sulm vetëvrasës”, tha një oficer i policisë lokale ndërsa theksoi se autori hodhi veten në erë.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt ku edhe po marrin ndihmë mjekësore.
Ngjarja ndodhi në provincën jugperëndimore të Balochistanit ku edhe në të kaluarën ka qenë shënjestër i sulmeve nga militantët islamikë dhe separatistë.
Klan News
Të ngjashme