Shpërthimi në Ujman/ Eksperti tregon se ku është stërvitur i dyshuari, ja plani serb

1 month ago 13
Reklamë

Të dielën Policia e Kosovës e ka konfirmuar shpërthimin me granatë dore në pjesën veriore të Kosovës, në afërsi të Liqenit të Ujmanit, ku fatmirësisht pa dëme në njerëz, por u dëmtuan dy vetura, njëra me targa vendore, ndërsa tjera amerikane.

Pas këtij shpërthimi, Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi rreth orës 21:00 në zonën e Zubin Potokut.

“Gjatë bastisjes, policia ka hasur dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe tri radiolidhje dhe një veturë”, ka thënë Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Veton Elshani, duke mos konfirmuar raportimet në media se është identifikuar dhe arrestuar një person për shpërthimin në Ujman.

E lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

“Situata e sigurisë në Kosovë nga zhvillimet e fundit është karakterizuar me një shpërthim në pjesën e rrugës që të dërgojë për në piken kufitare Bërnjak, respektivisht në tunelin e 5-të të kësaj rrugës në dalje të Zubin Potokut, ku disa qytetarë të Kosovës ishin duke kaluar kohen e tyre të lirë, ku nga një person të cilin policia e identifikoi që dyshuarin kryesor për hedhjen e mjetit plasës ndaj makinave të qytetarëve të Kosovës, respektivisht një nënshtetas amerikan referuar targave të tabelave”, thotë Shala.

Image

Drizan Shala

Sipas tij, ky shpërthim është dëshmi se në veri të Kosovës veprojnë ende strukturat kriminale serbe që synojnë destabilizimin e vendit.

“Situata nga kjo ngjarje po dëshmon që pjesa veriore ka mbetje të grupeve kriminale që për synim dhe qëllim kanë destabilizimin e pjesës veriore për të mbajtur gjallë narrativen e Beogradit zyrtar, dhe tentativa për të nxitur mbështetjen të pjesa e komunitetit serb të cilët tani janë kthyer në drejtim të bashkëpunimit me institucionet tona vendore të Kosovës”, shprehet Shala.

Më tej, ai thotë se personi që u arrestua si i dyshuar për shpërthimin, është i trajnuar në Serbi.

“Personi - i dyshuari në bazë asaj se si ka vepruar po dëshmon që ka njohuri me përdorim të mjeteve eksplozive dhe që trajnimi i bërë sipas gjitha gjasave është kryer në pjesën ushtarake të Serbisë, e cila ka këtë plan të sajin që të ndërhyjë në territorin e Kosovës përmes veprimeve diverzante të strukturave serbe”, shton Shala.

“Institucionet tona kanë ndërmarrë veprime konkrete preventive për të parandaluar çdo përshkallëzim të situatës sepse ka një shtrirje të mirë vertikale dhe horizontale në pjesën e katër komunave, dhe kjo do t’ja pamundësojë që të kemi në këtë periudhë një situatë me përmasa më të gjera por që rastet e izoluara do te ekzistojnë por pa ndonjë impakt me të gjerë”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Drizan Shala për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article