“Shpëtojnë për një fije floku në Tel Aviv”, këmbësorët gati sa nuk u goditën nga pjesët e një rakete të rrëzuar

10 months ago 6

Pamjet e kamerave të vëzhgimit nga Tel Avivi nxjerrin në pah rëndësinë e udhëzimeve të Komandës së forcave mbrojtëse të Izraelit (IDF).

Kjo e fundit ka këshilluar qytetarët që të strehohen për 10 minuta pasi të bien sirenat për sulme të mundshme.

Videoja tregon dy njerëz që ecin në një rrugë kur një pjesë e madhe e një rakete bie para këmbëve të tyre.

And this is why the Home Front Command instructions say to remain in shelter for 10 minutes after sirens sound… an intercepted rocket crashes down in Tel Aviv. pic.twitter.com/AFJoU9TuWt

— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) December 5, 2023

Pjesë të raketave me sa duket shkaktuan dëme edhe në një shkollë në qytet, raporton thetimesofisrael.

Theksojmë se raketat që rrëzohen prej “Kupolës së Hekurt”, duke përfshirë edhe copa raketash dhe raketa interceptuese, duhen disa minuta që të bien në tokë.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një kundërofensivë ndaj militantëve të Hamasit, të cilët kryen një sulm terrorist në territoret izraelite. /Telegrafi/

Read Entire Article