“Shqetësuese rritja e çmimeve të ushqimeve”, Meta: Qeveria nuk ka marrë asnjë masë zbutëse

9 months ago 4
13:24 19/01/2024

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se rritja e çmimeve të ushqimeve është mjaft shqetësuese për vendin, teksa ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë zbutëse për rritjen e kostove të jetetës.

Ilir Meta: Shqetësues është fakti që brenda grupit të ushqimeve, çmimet e zarzavateve janë rritur në nivel 2-shifror. Rritja e çmimeve në këto nivele nuk ka shqetësuar qeverinë, e cila nuk ka marrë asnjë masë zbutëse në rritjen e kostove të jetesës në grupet sociale më të prekura. Oligarkët e qeverisë kanë monopolizuar çdo sektor. Karburanti 41% më i shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut, frutat 50% më shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut, mishi 10% më i shtrenjë se në Maqedoninë e Veriut. Një qeveri e përgjegjshme duhej të reagonte menjëherë për uljen e çmimeve. Varfërimi i çdo familje shqiptare mbetet i vetmi qëllim i qeverisë dhe që është në interesin e saj.

Një nga problemet për ekonominë shqiptare, sipas Metës është edhe zhvlerësimi i Euros.

Ilri Meta: Zhvlerësimi i Euros, problem madhor për ekonominë shqiptare. Gjatë vitit 2023, eksportet ranë në 9.5%. 3 mijë vende pune janë mbyllur që nga Janari, sinjal alarmi. Në Tiranë jepen leje për kulla shumëkatëshe që nuk banohen nga askush. Sektori i ndërtimit, i prefruari i pastrimit të parave.

Ndërkohë, problemin më të madh të vendit, Ilir Meta e cilëson shpopullimin dhe shton se ata do të bëjnë gjithçka për të frenuar largimin e të rinjve nga vendi.

Ilir Meta: Problemi më i madh i vendit është shpopullimi që mbetet plaga më e madhe e shkaktuar nga qeveria Rama dhe një nga arsyet kryesore pse po mbahen të fshehta të dhënat e Censit. Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur, ne do të bëjmë gjithçka për të frenuar largimin e të rinjve nga vendi./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article