“Shqipëria Bëhet” nis aksionin, Adriatik Lapaj shpjegon 4 prioritetet e kauzës

11 months ago 14
Reklamë
20:41 21/09/2023

Drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj ka folur mbrëmjen e sotme në një intervistë për “Milori Live” në Klan Neës sa i takon kauzës së tij.

Ai thotë se kjo lëvizje ka në thelb demokratizimin e vendit në të gjitha fushat. Sipas tij janë 4 pika që duhen ndryshuar në mënyrë emergjente.

“Është një lëvizje qytetare popullore që ka në thelb bashkimin e profesionistëve të fushave të ndryshme për të organizuar qytetarët, për të kaluar nga një debat pa rëndësi në një debat për probleme reale të nevojës së qytetarëve. Lidhet me organizimin e këtij ekipi profesionistësh dhe qytetarëve për të kërkuar demokratizimin e vendit në disa fusha.

Ndryshimi i sistemit elektoral

Duke kërkuar hapjen e garës dhe hapjen e listave, sepse listat e mbyllura nuk kanë prodhuar demokraci, është fakt se sot deputetët janë emërime të kryetarëve të partisë dhe jo zgjedhje të elektoratit.

Ligji për referendumet

S’kemi sot instrument juridik për të kontrolluar qeverisjen në nivel vendor dhe qendror. Kemi bërë protesta të vazhdueshme, por ajo është instrument për të kthyer vëmendjen ose për t’i thirrur ndërgjegjien atyre që qeverisin, por nuk është instrument detyrues. Ligji për referendumin do të ishte mundësi e artë për demokracinë tonë.

Vota e emigrantëve

1.7 mln shqiptarë jetojnë jashtë atdheut, fakt është që shumica e tyre janë rini dhe nuk kanë të drejtë të kontribuojnë politikisht, se ne lekët ua duam, por mendimin e tyre politik nuk ua dashkemi. Kjo është një e drejtë kushtetuese.

Dhë së fundmi, Depolitizimi i Administratës Zgjedhore

Nuk mund të jenë palët që garojnë ato që numërojnë votat. Modeli grek është fantastik në këtë pikë sepse ua ka kaluar administrimin e zgjedhjeve profesioneve të lira dhe gjyqësorit. Në një sistem random futen në sistem licensat e avokatëve aktivë, gjyqtarëve dhe sistemi të përcakton, ti shkon dhe menaxhon zgjedhjet, nëse rezulton se ka manipulim atëherë përveçse shkon në burg, humbet profesionin, t’i humbet licensën./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article