Shqipëria dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi dhe ekonomike

1 year ago 27
10:51 17/10/2023

Në kuadër të ditës së dytë të vizitës në Shqipëri të Presidentit francez, Emmanuel Macron, janë nënshkruar marrëveshjet ekonomike dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, konkretisht:

-Udhërrëfyes për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Francës.

-Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin e ndërsjelltë midis Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit.

-Marrëveshje bashkëpunimi nëpërmjet Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare për Kinemanë të Francës.

-Deklaratë qëllimi mes Ministrisë të Brendshme të Shiqipërisë dhe Francës në lidhej me forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Francës, do të zhvillohet konferenca për shtyp e Kryeministrit Rama dhe presidentit Macron./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article