Shqipëria drejton seancën në Këshillin e Sigurimit, Rama debat me ambasadorin rus

1 year ago 11
Reklamë

Kryeministri Edi Rama, i cili drejton sot seancën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është përfshirë në një debat me ambasadorin e Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzy.

Ministri i jashtëm rus: U nxituat të thoni u vendos, mbi ç’bazë t’i jepni Zelenskyt fjalën, mbi ç’bazë ftoni ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut?

Rama: Mora shënim komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigje do të doja të konfirmoja se të gjithë anëtarëve të këshillit u është dërguar lista, në këndvështrimin tim kjo çështje procedurore të ishte zgjidhur në nivel teknik, që të kishim mundësi të procedonim. Ftesa për Zelensky është një konfirmim i plotë i paragrafit 33. Dhënia e fjalës për Zelenskyn do t’i japë mundësi anëtarëve të tjerë t’u përgjigjen komenteve të tij. Doja të siguroja kolegët rusë që nuk është veprim i presidencës shqiptare, por vijimësi e politikës së konsoliduar, është në përputhje të plotë me politikat e këshillit. OSBE luan një rol të rëndësishëm, është këtu falë kontributit të saj në këtë takim i cili konsiderohet si thelbësor. Përfaqësuesi i OSBE është shqiptar nga Maqedonia e Veriut, nëse do të ishit i qartë se cili është problemi do të doja t’ju ndihmoja.

Ministri i jashtëm: Argumentet jo bindëse. Pse i është dhënë përparësi presidentit të Ukrainës?

Top Channel

Read Entire Article