“Shqipëria i përket Bashkimit Europian”, Kryeministri i Bavarisë publikon fotot krah Ramës

9 months ago 9
14:24 18/01/2024

Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për pjesëmarrjen në Unionin Social-Kristian (CSU). Në një postim në “Instagram”, Markus Söder, shkruan se Shqipëria dhe Bavaria kanë një lidhje të fortë mes tyre teksa ka theksuar mjaft qartë se vendi ynë i përket Bashkimit Europian.

“Bavaria dhe Shqipëria kanë një lidhje të fortë mes tyre. Franz Josef Strauss ka hedhur themelet e kësaj miqësie të fortë me një vizitë në Shqipëri.  Gjithashtu ne kemi thelluar këtë partneritet nëpërmjet Zyres së bizneseve Bavareze në Tiranë. Le ta themi qartë: Shqipëria i përket Bashkimit Europian”, shkruan Markus Söder.

Më herët, gjatë ditës së sotme, kryeministri Rama ka deklaruar se ndodhet në Unionin Social-Cristian në Bavari me ftesë të homologut të tij bavarez, Markus Söder për të adresuar lidershipin e Unionit mbi sfidat europiane.

“Kloster Banz, Bavari – Në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder, për të adresuar lidershipin e Unionit, mbi sfidat europiane, Shqipërinë si një shembull suksesi në rajonin tonë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturor”, shkruan Rama.

Kryeministri Rama ka shkruar më tej në postimin e tij se deri pak vite më parë do të ishte e paimagjinueshme që falë rezultateve të një imazhi krejt të ri në Evropë, Shqipëria të kishte një vend nderi në këtë forum strategjik të politikës gjermane./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article