“Shqipëria jo mikpritëse për biznes”/ Edona Bilali: Amerikanët trefishuan investimet në vend 4 vitet e fundit

1 year ago 19
Reklamë

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali, ka dalë kundër drejtorit të AmCham Eno Jaços, i cili ka deklaruar se në vendin tonë është problem klima jo miqësore e biznesit. 

Me anë të një postimi në Facebook, Bilali është shprehur se kjo deklaratë e tij bie në kundërshtim me faktet pasi investimet amerikane në vend janë trefishuar gjatë katër viteve të fundit.

Minsitrja shprehet se nuk ka hasur asnjë rast pakënaqësie nga investimet e huaja në Shqipëri, por përkundrazi, ka marrë reagime pozitive për mikritjen në Shqipëri.

Postimi i Edona Bilalit: 

“Drejtuesi i AmCham para 4 ditesh (vetem pasi u publikuan statistika me shifra) pohon dhe shprehet i kenaqur qe jane 3 fishuar investimet amerikane ne vend. 3 dite me vone, pas publikimit raportit te Departamentit të Tregtisë (i parifreskuar prej 2 vjetësh), rimarrë nga DASH me disa ndryshime, shprehet qe problem eshte klima jo miqesore e biznesit. Pyetja qe te vjen menjehere ne mendje eshte, si e shpjegon drejtuesi shqiptar i AmCham (normalisht ai duhet te kontribuoje ne leximin objektiv te aktualitetit ne terren) faktin se amerikanet investuan 3 here me shume ne Shqiperi per 4 vitet e fundit, nderkohe qe nje seri investimesh te tjera te medha amerikane jane ne proces pergatitjeje?!

Askush nuk i mohon keto probleme, po qyshse jam ne kete detyre as e kam hasur dhe as kam degjuar per ndonje kompani amerikane apo europiane, qe e ka penguar klima e biznesit ne Shqiperi te investoje! Madje perkundrazi, kam pasur vetem reagime shume pozitive prej tyre per mikpritjen dhe trajtimin ne Shqiperi. Njejte kam degjuar edhe nga koleget e mi!

Sa gjynah kur bashkeqytetare tanet, aq me teper ne funksione te tilla ndikojne per keq, pa asnje fakt apo shifer, ne ushqimin e perceptimeve te deformuara prej vitesh qofte tek opinioni publik, qofte tek miqte dhe partneret e huaj!

Por shyqyr ne fund mbetet si gjithnje puna me faktet e punes, per te cilat flet sot edhe Shqiperia turistike, me te dhenat e saj mbreselenese!”

Top Channel

Read Entire Article