Shqipëria, larg recesionit! Forcimi i lekut e uli inflacionin, por çmimet u rritën

1 year ago 40
Reklamë

Rritja e lehtë e inflacionit në muajin maj, në nivelin 4.7% nuk ka shqetësuar Bankën e Shqipërisë që vendosi të mos rrisë më tej normat bazë të interesit për lekun duke i fiksuar në 3%.

Rritja e lehtë e inflacionit në muajin maj, në nivelin 4.7% nuk ka shqetësuar Bankën e Shqipërisë që vendosi të mos rrisë më tej normat bazë të interesit për lekun duke i fiksuar në 3%.

Por, sipas guvernatorit, presionet e brendshme, me çmimet e ushqimeve që po rriten deri në 20% dhe rritja e pagave mund të kërkojnë ndërhyrje të ardhshme

“Tensionet e brëndshme inflacioniste mbeten të larta dhe përmbushja e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve mund të kërkojë një normalizim të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare”– tha Sejko.

Banka e Shqipërisë gjithashtu tha se rritja ekonomike e vendit në 2.7% gjatë tremujorit të parë ndjeshëm më e ulët se ajo e një viti më parë ka prekur më së shumti ndërtimin, industrinë dhe konsumin e familjeve.

“Inflacioni në Eurozonë po shkakton recesion. Ne kemi marrë lajme më trë fubdit edhe nga vendet me ekonomi të mëdha. Fatmirësisht ne nuk kemi recesion kemi një rritje të mirë ekonomike. Kishim një rritje 4.8 vitin e kaluar dhe këtë vit parashikojmë të kemi një rritje më të moderuar. Do të jetë mbi 3%”- tha Sejko.

Forcimi i lekut kundrejt valutave ka ndihmuar në uljen e inflacionit, duke amortizuar kostot e mallrave të importit. Institucioni monetar u shpreh se nuk do ndërhyhet për të rritur nivelin e euros, pavarësisht efektit negativ në eksporte

“Ne ndërhyjmë kur kemi çrregullime në kursin e këmbimit, nga faktorë psikologjikë apo spekulativë. Ndërhyjmë në kursin e këmbimit në rastet kur blejmë valutë në krijimin e rezervës. Për informacionin tuaj Banka e Shqipërisë ka blerë 120 milionë euro gjatë 6 mujorit të parë dhe do të vazhdojnë ankandet.”-tha Sejko.

Top Channel

Read Entire Article