“Shqipëria mbështetet 100% në energjinë e ripërtëritshme”/ Rama në Azerbajxhan flet për investimet dhe përfitimet nga Korridori Jugor i Gazit

6 months ago 10
Reklamë

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Azerbajxhan, për të adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit.

Rama: Korridori jugor përcakton një format unik të bashkëpunimit ndërkombëtare. Kjo përvojë e re do të shtrihet masivisht në shumë fusha të tjera dhe vërtetë kjo rrugë e re e mëndafshtë e energjisë, është shndërruar në një urë bashkëpunimi intensiv, me një format, i cili vetëm shton dëshirën dhe mundësitë që ofron. Sot, ky format është shndërruar në një urë, ku pjesë e re përbërëse është bërë edhe dimensioni i energjisë së gjelbër. Sot jemi dëshmitarë se korridori jugor i gazit ka ndryshuar shumë jetë. Teksa Evropa po mbledh furnizimet me gaz të lëng, korridori jugor do të mbetet një nga burimet e pakta konkurruese dhe të sigurta. Në agjendën e gjelbër, gazi i Azerbajxhanit janë thelbësor për të ardhmen e përbashkët. Të orientojmë investimet drejt projekteve të energjisë së ripërtëritshme. Sot, Shqipëria mbështetet 100% në energjinë e ripërtëritshme. Për ne, investimet në energjinë e ripërtëritshme janë thelbësore.

Nisja e dialogjeve për hidrogjenin është shumë e rëndësishme, përmirëson vlerëson e kësaj nisme vizionare. Përqafimi i hidrogjenit të gjelbër çel mundësi të reja ekonomike, nxit inovacionin dhe e bën korridorin një nismë largpamëse.

Top Channel

Read Entire Article