Shqipëria mbyll sot përgatitjet për Poloninë

1 year ago 47
Reklamë
15:42 09/09/2023

Mungon Laçi, stërvitja e fundit në “Air Albania”

Kombëtarja do të mbajë sot rreth orës 19:30 stërvitjen e zyrtare para ndeshjes me Poloninë që duke parë diferencën prej 1 pike mes skuadrave merr më shumë vlerë në rrugën drejt Euro 2024.

Mungesa e konfirmuar për Kuqezinjtë është mesfushori Qazim Laçi, ndërsa pritet t’i bashkohet grupit Keidi Bare, i cili u la pushim dje për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Para stërvitjes trajneri Sylvinho do të dalë në konferencë për të treguar se si do të luajë për këtë përballje që do të zhvillohet në një stadium të mbushur, pasi janë shitur të gjitha biletat.

Barazimi në fushën e Çekisë ka shtuar motivimin te Shqipëria që kërkon më shumë ndaj Polonisë. Kundërshtari do të zhvillojë seancën e tij në fushën e stadiumit “Air Albania” rreth orës 18:00.

Rivali është në presion për rezultatin, pasi ka patur kritika për mënyrën se si ka luajtur ekipi deri më tani.

Polakët e fituan me rezultatin 1 – 0 takimin e luajtur disa muaj më parë në Varshavë. Përballjen Shqipëri – Poloni që do të nisë të dielën në orën 20:45 do ta ndiqni direkt në TV Klan.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article