Shqipëria merr presidencën e CEI

10 months ago 58
15:09 25/11/2023

Igli Hasani: Do të vijojmë nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit në BE

Shqipëria ka marrë presidencën e Iniciativës së Evropës Qendrore.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaron se në mbështetje të kësaj nisme, vendi ynë është i përkushtuar për të çuar përpara misionin dhe synimet e Iniciativës së Evropës Qendrore në nxitjen e bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Ministri Hasani ka shprehur mirënjohje për punën e bërë nga Ministri për Punët e Jashtme dhe Integrimin Evropian të Moldavisë gjatë kohës që ka mbajtur presidencën e Iniciativës së Evropës Qendrore si dhe për mbështetjen e dhënë ndaj  vendeve kandidate për anëtarësimin në BE.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article