Shqipëria merr sërish Presidencën e Këshillit të Sigurimit, Xhaçka rendit prioritetet

1 year ago 22
Reklamë

Shqipëria merr për të dytën herë radhazi Presidencën e Këshillit të Sigurimit, që nga 1 shtatori.

Në një dalje për mediat, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u shpreh se marrja e Presidencës vjen në një moment të vështirë, kur bota përballet me një sërë krizash serioze.

Sipas saj, Presidenca e Këshillit të Sigurimit na jep mundësinë të përcaktojmë se cilat situata krizash marrin vëmendjen e posaçme të KS.

“Janë dy momente të rëndësishme të kësaj Presidence. Bëhet fjalë për një platformë bashkëpunimi, që garanton shpërndarjen e ndihmave humanitare kudo në botë, në kohë krizash, ç’ka mundëson që bizneset e mëdha të ofrojnë kontributin e tyre, në plotësim të mekanizmave ekzistues të ndihmës humanitare. Kjo përmirëson dhe përshpejton mënyrën sesi shpërndahen këto ndihma e kontribute. Kjo iniciativë inovative i vjen në ndihmë korporatave dhe bizneseve të mëdha, duke lehtësuar kontributin e tyre humanitar”.

Merita i takon vendit tonë si një nga iniciatorët që e ka sjellë atë në vëmendje të KS, shtoi Xhaçka.

Top Channel

Read Entire Article