“Shqipëria në ‘Grupin e Klubit 6 mujor’”, MEPJ: Lehtësohet lëvizja e shqiptarëve drejt SHBA dhe anasjelltas

10 months ago 15
16:57 29/11/2023

Lehtësohet lëvizja e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria drejt SHBA dhe anasjelltas.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se në dakordësi dhe bashkëpunim me Departamentin e Shtetit, tani shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt SHBA edhe nëse pasaporta e tyre skadon në 6 muajt e fundit përpara udhëtimit. 

“Njëherësh, shtetasit shqiptarë që kthehen nga SHBA drejt Shqipërisë mund të udhëtojnë edhe nëse pasaporta e tyre ka skaduar”, njoftoi MEPJ.

Vendimi, u dakordësua sot, gjatë takimit që Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme pati në Tiranë me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit. Ku vendim e fut Shqipërinë në të ashtuquajturin “Grupi i Klubit 6 mujor”./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article