Shqipëria në pritje të vendimit të liderëve të BE

10 months ago 8
15:30 13/12/2023

Komisioni Europian ka vlerësuar reformat dhe përfundimin me sukses të procesit ‘Screening’

Shqipëria duhet që të presë këtë fundjavë në një vendimarrje pozitive nga liderët në mbledhjen e Këshillit Evropian për nisjen e negociatave për kapitujt e parë brenda fundit të këtij viti. Rekomandimi pozitiv i Komisionit Europian është mbi tryezën e shteteve anëtare që duhet të vendosin me unanimitet.

Greqia ende mban rezerva në faktin se ende autoritetet shqiptare nuk i kanë dhënë mundësi që të betohet kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri. Nuk është e qartë nëse kryeministri grek Mitsotakis do të tolerojë në këtë hap të vendimarrjes së shteteve anëtare ku të gjithë të tjerët janë të gatshëm të hapin dritën jeshile për Shqipërinë.

Në draft konkluzionet e paraqitura nga ministran e Jashtëm priten me padurim hapat e ardhshëm në proçesin e anëtarësimit të Shqipërisë ne BE me hap të parë shqyrtimin e grupit të parë negociues sa më shpejtë të jetë e mundur.

Këshilli Evropian ju ka kujtuar aktorëve politikë shqiptarë faktin se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv mbetet thelbësor për të çuar përpara miratimin e reformave të vendit tonë të ndërlidhura me kërkesat e BE-së.

Në këto draftkonluzione që duhet të miratohen nga lideret evropiane këtë fundjavë vlerësohet përparimi i bërë, në procesin e vetingut në reformën në drejtësi dhe atë në administratën publike.

Veçvanërisht ka marrë vlerësim pozitiv SPAK-u për rezultatet konkrete të arritura kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim edhe me me agjencitë e zbatimit të ligjit të BE-së dhe shteteve anëtare.

Përpjekjet për të krijuar një histori solide në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të vazhdojnë. Nevojitet gjithashtu bashkëpunim i shtuar në hetime, duke përfshirë Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit financiar (OLAF).

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article