Shqipëria sërish në krye të një tryeze të rëndësishmë në OKB

11 months ago 13
Reklamë
11:44 22/09/2023

Hasani kryeson takimin “Armeni-Azerbajxhan”: Përpjekje për të arritur paqe

Shqipëria ka qenë sërish në krye të një tryeze të rëndësishme në Këshillin e Sigurimit. Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani, drejtoi takimin për Armeninë dhe Azerbajxhanin, ku në fokus ishin përshkallëzimet e fundit ushtarake.

“Raportimet për përplasje ushtarake, me pasojë humbje në jetë njerëzish janë shqetësuese. Kemi ndjekur me interes zhvillimet e fundit në terren. Argumentet e paraqitura nga palët ndryshojnë shumë. Këto konfirmojnë brishtësinë ekstreme të situatës dhe mosbesimin e madh mes palëve”.

Hasani bëri thirrje që në fokus të jetë mbrojtja e njerëzve dhe zonave të banuara.

“Përsërisim thirrjen tonë që të mbahet prioritet mbrojtja e civilëve dhe ruajtja e zonave të banuara. Përshëndesim arritjen e marrëveshjes së armëpushimit për të ndaluar veprimet ushtarake. Negociatat për një traktat paqeje duhet të vijojnë”.

Më herët, Shqipëria drejtoi në Këshillin e Sigurimit edhe debatin e nivelit të lartë për Ukrainën.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article