Shqipja në përplasje të ashpër me Lindën: Mos ma përmend fenë sepse largohem tani

9 months ago 20

Disa ditë më parë Linda vendosi të bëjë një lojë, duke i bërë një “prank” Shqipes.

Ajo u tha banorëve të tjerë se Shqipja i kishte thënë Lindës se ajo kishte pëlqim për të.

Pasi u transmetua ky videoklip, Linda dhe Shqipja përplasen gjatë spektaklit, pasi Shqipja tregon që Linda përgjatë prenkut që i bëri, ia ka përdorur edhe fenë.

Foto: Screenshot/YouTube

Shqipja shprehet shumë e shqetësuar duke thënë: “Gjëja që mu m’ka dhimtë më shumë është që në tre raste, Linda ma ka përdorur fenë.”

Ajo më tutje vazhdon: “Mu fenë nuk mund të ma përdorësh kurrë, sepse unë çohem e dal tani. Jam si jam, mos më fut gjëra të tjera në mes.”

Shqipja pastaj shprehet: “Kjo ka qenë njëra nga arsyet që unë e kam pasë me dyshime Big Brother-in.

“Unë këtë gjë nuk dua t’ma përdorë njeri, ose dal, çështjen e zemrën nuk dua t’ma përdorin, se dal tani.” /Telegrafi/

Read Entire Article