Një shqiptar që kërkohej nga autoritetet italiane, që e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Budva të Malit të Zi.
Ekipi “FAST” i policisë malazeze në bashkëpunim me policinë e Budvës kanë arrestuar shqiptarin e kërkuar nga Interpol Roma.
Në deklaratë theksohet se efektivët e Sektorit Kundër Krimit në bashkëpunim me efektivët e Departamentit të Sigurisë së Budvës kanë lokalizuar dhe arrestuar dje shtetasin shqiptar I. K.
Ai kërkohej nga NCB Interpol Roma për të vuajtur dënimin me 6 vjet e 3 muaj burg për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike, vjedhjes së rëndë dhe falsifikimit të patentës së drejtimit sipas Kodit Penal të Republikës së Italisë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb