Shqiptari plagoset me thikë pas sherrit në Athinë, përfundon në spital me disa plagë në trup

9 months ago 38

Një shqiptar i identifikuar si Artur Mitro, nga qyteti i Beratit është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në rrugë mes dy personash, ndërsa raportohet se i plagosuri është goditur disa herë dhe është dërguar në spital ku po merr ndihmën e parë.

Policia mbërriti menjëherë në vend ngjarje por nuk mundi të arrestojë autorin, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Sakaq, autoritetet po hetojnë për shkaqet e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article