Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi, Baçi: Projekt që ka paqartësi. Duhet ta shikojmë…

1 month ago 22

Analisti Agim Baçi, i ftuar në Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24 ka komentuar edhe formimin e Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi.

Baçi tha se në lidhje me këtë çështje, ka tepër paqartësi. Ai shtoi se është një projekt që duhet parë në vijim.

Agim Baçi: Këtë lajm e morëm vesh nga mediat e huaja. Nuk e kuptojmë çfarë do të thotë qytet-shtet, sepse mund t’i teket çdokujt që të shpallë shtetin e vet dhe i bie që Rama të jetë kryeministri i Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë.

Ka ende paqartësi në atë që na është thënë. Jemi mësuar që Rama hedh ide të çuditshme për të provokuar. Është një projekt që duhet ta shohim sesi do të shkojë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article