Shtimi i forcave të KFOR-it te ura e Ibrit/ Agim Bahtiri flet për “Bota sot”: Çdokush që tenton ta prish rendin, do të...

1 month ago 7
Reklamë

Ditën e djeshme në urën mbi lumin Ibër u pa një numër i shtuar i forcave të KFOR-it.

Pastaj ata u larguan, por u dyfishua numri i karabinierëve italianë, të cilët tash e sa kohë monitorojnë atë pjesë.

Ura e Ibrit do të hapet, kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, madje po punohet në atë drejtim.

Ndryshe, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar të martën raportin e vlerësimit të Urës së Ibrit, mbi kapacitetet mbajtëse të strukturës së saj, në të cilin raport u tha se ajo është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale.

Konkluzionet preliminare të raportit tregojnë se gjatë testimit, te struktura e urës me ngarkesë testuese është vlerësuar se struktura e urës ka reaguar si një strukturë elastike me ulje-deformime të kufizuara dhe të qëndrueshme si dhe pa plasaritje, tra.

Por, kjo “hapje” do të jetë në kundërshtim me ndërkombëtarët, të cilët vazhdimit po bëjnë thirrje që një gjë e tillë të mos ndodhë, pasi mund të ketë pasoja të mëdha.

Por, si do të rrjedhin gjërat në rast të hapjes së urës?

Bahtiri: Asnjë incident nuk do të ndodhë

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se në rast se hapet ura, nuk do të ketë incidente, por që sipas tij, edhe nëse dikush tenton të prish renin do të përballet me ligjin.

“Asnjë incident nuk do të ndodhë!

Policia e Kosovës me partnerët e vet është këtu për të mbajtur rend dhe ligj; çdokush që tenton ta prish rendin, do të përballet me ligjin”, deklaron ai për “Bota sot”.

Image

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri

Elezi: Ndërkombëtarët, njëzëri po mundohen të bindin Kurtin që ura të mos hapet

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se edhe amerikanët e thanë se hapja e urës mund të paraqesë rrezik serioz.

Sipas tij, Serbia me hapjen e urës, mezi po pret që t’i justifikojë veprimet e saj të dhunshme kundrejt Kosovës.

“Ka disa zhvillime sa i përket vendimit të Qeverisë për hapjes e urës së Ibrit, njëkohësisht edhe reagimet ndërkombëtare të cilat janë mjaft të qarta dhe janë qëndrime të koordinuar me zyrat e QUINT-it dhe shtetet anëtare të NATO-s, të cilat njëzëri po mundohet të bindin Kurtin që ura të mos hapet.

Në fakt, shteti amerikan, përmes ambasadorit, ka thënë se hapja e urës mund të paraqet problem serioz, e sidomos për shkak se Serbia mezi po pret të justifikoj veprimet e saj të dhunshme në Kosovë e Ballkan.

Jemi të vetëdijshëm se Rusia ka kohë që e kërkon një shkas për t’i bërë presion Beogradit për aktivistet të dhunshme në Kosovë, në veri.

Besoj se qëndrimin i departamentit amerikan të shtetit përmes qëndrimit të tyre, ka të bëjë pikërisht me këtë sepse të njëjtit kanë informacione nga inteligjenca e NATO-s dhe ajo amerikane si dhe partnerët e saj se ekziston rreziku se Serbia të organizojë aktivitete të dhunshme në veri për të kërkuar ndarjen nga Kosova duke u thirrur në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e tyre, siç është edhe hapja e urës së Ibrit”, thotë Elezi.

Image

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi

Ai shprehet edhe se, Vetëvendosje po e shfrytëzon këtë çështje për zgjedhje nacionale.

“Ne jemi të vetëdijshëm se Vetëvendosje ka me interes zgjidhet nacionale si dhe këto veprime do te sjellin dobi në aspektin e përfitimit politik, po jo të prishë marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

Ura do të hapet në një kohë jo fort të largët që do të ketë nj koordinim dhe mbështetje të faktorit ndërkombëtarë”, përfundon ai për “Bota sot”.

Read Entire Article