Shtyhet afati i armëpushimit

10 months ago 6
21:00 27/11/2023

Mosmarrëveshje për listën e emrave që duhen liruar

Ashtu siç shpresohej, armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit do të jetë në fuqi edhe për dy ditë të tjera. Katari, vendi kryesor ndërmjetësues mes Izraelit dhe Hamasit njoftoi zgjatjen e armëpushimit pas bisedimeve që përfunduan pasditen e kësaj të Hëne që është dita e 4-t dhe e fundit e marrëveshjes fillestare. Hamasi konfirmoi shtyrjen e afatit të përfundimit, duke thënë se kushtet janë po ato.

Këtë të Hënë ishte planifikuar shkëmbimi i të tjerë pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë, sipas parimit 1 me 3. Përfaqësuesit e palëve thanë se ende nuk është bërë shkëmbimi i radhës pasi ka mosmarrëveshje për listat e emrave që duhen liruar. Megjithatë palët u shprehën optimistë se shkëmbimi i radhës do të ndodhë brenda kësaj të Hëne.

Mundësinë e zgjatjes së armëpushimit, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e la të hapur, duke thënë se i qëndron parimit për të cilin u ra dakord me marrëveshje, për çdo 10 pengje të liruar nga Hamasi do të ketë një ditë shtesë armëpushim. Megjithatë, shefi i qeverisë izraelite tha se ky armëpushimin nuk do ta ndalë rikthimin e sulmeve të ushtrisë izraelite në Gaza, në përfundim të tij. 

Në 3 ditët e para, Hamasi ka liruar 56 pengje ndër të cilët 39 izraelite dhe pjesa tjetër të huaj. Ndërsa Izraeli 117 të burgosur palestinezë, shumica gra e fëmijë. Tel Avivi ka kërkuar lirimin e 50 izraelitëve, që negociatat të vijojnë për zgjatjen e armëpushimit. 

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article