Shtyhet gjyqi për njohjen e statutit të Bashës

11 months ago 40
15:29 25/10/2023

Gjykata legjitimon Berishën si palë e tretë

Gjykata Civile e Tiranës ka legjitimuar si palë të tretë përfaqësuesit e Rithemelimit të Sali Berishës në procesin gjyqësor për regjistrimin e ndryshimeve statutore që u bënë më 2 shtator në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha.

Por seanca në Dhomën Civile u shty për shkak të kërkesës së përfaqësuesve të Gazment Bardhit, ku gjykata u kërkoi të sjellin autorizimin e nevojshëm.

Përfaqësuesit ligjor të PD-së së Berishës kërkuan pezullimin e procesit, derisa Gjykata e Lartë të shprehet për rekursin që “Rithemelimi” ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në Shkallë të Parë çështjen e logos dhe vulës.

Sipas tyre një vendim i gjykatës për regjistrimin e ndryshimeve statutore të 2 shtatorit, do mbivendoste dy vendime të ndryshme.

Ndërsa përfaqësuesit ligjorë të Lulzim Bashës kërkuan që të regjistronin edhe vendimmarrjet e kryesisë së PD-së të datës 27 korrik, ku u vendos të fillojë procesi për zgjedhjen e kryetarit, të cilin Gazmend Bardhi e cilëson nul.

Pasi dëgjoi palët në proces, gjykata e shtyu për në datën 1 nëntor seancën e radhës.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article