Shtyhet më 3 tetor gjyqi ndaj Fatmir Mediut, shkak avokatët e familjarëve të viktimave

11 months ago 30
Reklamë

Shtyhet për në 3 tetor gjyqi ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Shkak kërkesa e avokatëve të viktimave Dorjan Matlia për t’u njohur me materialet dhe listën e dëshmitarëve të dorëzuar nga mbrojtja. Avokatët mbrojtës iu përmbajtën listës me 90 dëshmitarë mes tyre edhe personalitete të huaja ushtarake dhe politike.

Prokurori Arben Kraja u shpreh kundër këtyre emrave pasi sipas tij Mediu akuzohet për një fakt penal konkret dhe jo për procesin e demontimit. Avokati i viktimave kërkoi si dëshmitar të paraqitet edhe ish kreu i bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili. Dhe avokati ishte në të njëjtën linjë me SPAK për personalitetet e huaja të cilët sipas tij do zvarrisnin procesin. Gjykata pritet te shprehet ne seancën e radhës për listën e dëshmitarëve.

Mediu kërkoi 90 dëshmitarë
Procesi gjyqësor pritet të jetë i gjatë nisur dhe nga numri i madh i dëshmitarëve të cilët pritet të dëgjohen në gjykatë. Ndërkohë vetë Fatmir Mediu kërkon që të pyeten 90 dëshmitarë. Mes tyre figuron ish zëvendës sekretari amerikan i Mbrojtjes në periudhën 2006-2009 Gordon England, apo dhe ish ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë dhe Italisë.

Read Entire Article