Shtyhet sërish gjyqi për njohjen e statutit të Bashës

11 months ago 40
17:17 01/11/2023

Shtyhet për në datën 3 Nëntor ora 9:00 seanca e radhës për regjistrimin e ndryshimeve statutore të Kuvendit të datës 2 Shtator të thirrur nga opozita zyrtare.

Shkak është bërë fakti se gjykata kërkon të njihet me kërkesën e depozituar nga Gazment Bardhi me 28 Korrik, ku kërkohet të mos njihet Lulzim Basha në krye të PD. Kërkesa është depozituar në Gjykatën Civile vetëm një ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar dhe është në shqyrtim nga Gjyqtarja Blerina Muça.

Përfaqësuesi ligjor i Gazmend Bardhit Marash Logu, përpos këtyre pretendimeve theksoi se duke qenë se çështja e vulës është në Gjykatën e Lartë kërkojnë pezullimin e procesit. Edhe në këtë seancë në dhomën civile ka pasur debate mes palëve. Përfaqësuesit e PD-së zyrtarë kanë kërkuar nga gjykata t’i vihet në dispozicion vendimi i ndërmjetën për thirrjen e palëve të treta, siç është PD e kryesuar nga Sali Berisha dhe 7 deputetët e Këshillit Kombëtar të Gazmend Bardhit. 

Gjykata u shpreh se nuk ka detyrim ligjor të zbardhë vendimin e ndërmjetëm për legjitimimin e palëve, pasi në mënyrë të veçantë nuk është i ankimueshëm. Është në vlerësimin e gjykatës të thërrasë palët në gjykatë.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article