Shtyrja e vendimit për Berishën, avokati: Sot morëm pjesën më të madhe të provave

9 months ago 15
15:56 28/12/2023

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën për dhënien e vendimit për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës.

Avokati i ish-Kryeministri Berisha, Genc Gjokutaj në fjalën e tij për mediat u shpreh se sot kanë marrë provat të cilat mbështesin kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Këto prova sipas avokatit provojnë njëanshëmrinë e gjyqtares.

“Sot kemi marrë pjesën më të madhe të provave në sekretari dhe gjykata e shtyu për në datën 30 ditë e shtunë ora 12:00 për shpalljen e vendimit  u shty dhe do të shikojmë deri atë ditë nëse do të jetë gjykuar kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Jo akoma sot ne kemi marrë provat sepse kërkesa pa prova…. Me provat që neve mendojmë që mbështesin kërkesën  për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Janë ato prova të cilat provojnë njëanshëmrinë e gjyqtares. Dje më thatë që hetimi është sekret dhe duhet bërë me dyer të mbyllura dhe unë do ti qëndroj fjalës tuaj dhe ligjit. Të kërkosh përjashtimin dhe të zbatosh afatin ligjor që ka kodi i procedurës nuk është dhe  për më tepër gjykata sot i qëndroi çuditërisht…”/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article