Shuhen ‘ëndrrat në teatrin’ e Manchester United: Harry Kane eliminon Djajtë e Kuq nga Liga e Kampionëve

10 months ago 25

Bayern Munichu e ka eliminuar Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve, pas fitores 1-0 në Old Trafford në rrethin e fundit të fazës së grupeve.

Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët, që synuan të kalonin sa më parë në epërsi.

Në minutën e 18-të, Jamal Musial kërkoi penallti, por gjyqtari sinjalizoi se loja duhej të vazhdonte.

⏸️ An encouraging display so far but our search for that all-important goal continues…#MUFC || #UCL

— Manchester United (@ManUtd) December 12, 2023

Më pas ishte një lojë e baraspeshuar, me dy ekipet që luanin një lojë të kujdesshme.

Edhe pjesa e dytë nisi me një qetësi të madhe, me dy ekipet që nuk ofruar ndonjë rast serioz për gol.

What thing man has wrong man .. aww 😭 … What a goal , perfect touch from Harry Kane wow 😍#ManUtd #BayernMunich pic.twitter.com/gbPCEhPlyL

— 🇧 🇦𝗡 🇰𝕫𓃵 (@BankrollsToobad) December 12, 2023

Por, kampioni në fuqi i Bundesligës ia doli të shënonte golin e epërsisë në minutën e 71-të, kur Harry Kane u asistua prej Kingsley Coman.

Kjo ishte një goditje shokuese për Djajtë e Kuq, që nuk patën fuqi të riktheheshin dhe nuk ia dolën të arrinin kështu as kualifikimin në Ligën e Evropës.

Bayern Munichu e mbylli këtë fazë si lider i Grupit A me 16 pikë, Copenhaga me tetë, Galatasaray me pesë dhe arrin kualifikimin në Ligën e Evropës, ndërsa Manchester United me katër eliminohet nga gara. /Telegrafi/

Read Entire Article