Shuhet në moshën 93-vjeçare, Viktor Çami, një nga zërat e parë të Radio Londrës

9 months ago 17

Ka ndërruar jetë një nga zërat e spikatur të Radio Londrës në shqip. Viktor Aziz Çami ishte bashkëkohës e koleg në BBC i një plejade publicistësh e atdhetarësh si Tajar Zavalani, Anton Logoreci, Dervish Duma, Ihsan Toptani, etj. Për 15 vjet ai ishte pjesëtar i një ekipi që përpiqej të përhapte dritën e së vërtetës në Shqipërinë e izoluar.

Viktor Çami lindi në Vjenë, ku babai i tij ishte emigrant politik si antizogist. Veç disa viteve të fëmijërisë në Shqipëri, pas vrasjes së babait të tij nga komunistët në Tiranë, ai e kaloi jetën në mërgim. Viktor Çami ishte zëri i lamtumirës kur Radio Londra ndërpreu për 26 vjet transmetimet në shqip në vitin 1967. Ai e mbajti gjallë interesimin e tij për Shqipërinë e Kosovën nëpërmjet korrespondencave, letrave të hapura e intervistave, një pjesë e të cilave janë botuar në shtypin shqiptar dhe në përmbledhjen e vitit 2000 “Letra nga Mërgimi”.

Viktor Çami u shua qetësisht dje në moshën 93-vjeçare në gjirin e familjes së tij në Angli. Ai la pas bashkëshorten dhe pesë fëmijë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article