“Shumë shpejt SPAK do të ‘trokasë’ shumë pranë Ramës”, Ben Andoni: Meta duhet të përgatitet për një rrugë pa kthim

2 hours ago 19

Analisti Ben Andoni i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, u shpreh se shumë shpejt Prokuroria e Posaçme do të godasë shumë afër kryeministrit Edi Rama.

“Nuk besoj që drejtësia është në dorën e zotit Rama sepse besoj që shumë shpejt edhe ai do të ketë probleme me drejtësinë. Drejtësia po mundohet të kalojë një cak. Habitem si politikanët shkojnë në SPAK e dalin duke qeshur”, tha analisti.

Në vijim ai tha se ky është momenti që opozita të ringrihet.

Ben Andoni: Nuk besoj që drejtësia është në dorën e zotit Rama sepse besoj që shumë shpejt edhe ai do të ketë probleme me drejtësinë. Drejtësia po mundohet të kalojë një cak. Habitem si politikanët shkojnë në SPAK e dalin duke qeshur.

Shumë shpejt besoj nga premisa logjike, jo nga informacione. Mazhoranca është vetë e frikësuar, edhe vetë Rama. Çuditem pse kanë pritur kaq kohë, shumë shpejt do të trokasin edhe tek Rama. Sa kohë mazhoranca ia bën punën të vështirë SPAK-ut, kupton që tek kryeministri diçka po frikësohet. Momenti që opozita duhet të ngrihet.

Tek Meta më çuditi që ndryshe nga ne nga përvoja e gjatë, duhej të përgatitej për këtë moment.

Meta duhet të përgatitet për një rrugë pa kthim, që do të tregojë dinjitetin e tij dhe politikën që ka përfaqësuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article