Shuplakë britanike Athinës! Sunak anulon takimin me Mitsotakis pas deklaratës për statujat e Partenonit

10 months ago 6

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka anulluar takimin me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Shkak për këtë është bërë deklarata e kryeministrit grek lidhur me statujat e Partenonit, për të cilat tha se duhet të kthehen në Greqi pasi janë të vjedhura.

Ky është incidenti më i rëndë i ndodhur gjatë viteve të fundit për një kryeministër grek në detyrë. Dy ditë më parë edhe Gjermania ka kritikuar Greqinë lidhur me presionin e ushtruar nga Athina mbi Tiranën zyrtare për shkak të çështjes Beleri.

Sunak dhe Mitsotakis do të takoheshin paraditen e së martës në Londër. Kryeministri grek shprehu keqardhjen e tij lidhur me anullimin e takimit, por nuk u tërhoq nga qëndrimi lidhur kthimin në Greqi të  statujave të partenonit.

Top Channel

Read Entire Article