Si do të bëhet tatimi i ri për shit-blerjen e pronave, Ministria e Financave publikon shembujt

7 months ago 34
Reklamë

Ministria e Financave publikon 17 shembuj si do bëhet tatimi i ri për veprimet në shit-blerjen e pronave. Nga banesat, dyqanet, tokat dhe shkëmbimi i tokës për sipërfaqe ndërtimi, ja si do të tatoheni me 15% për fitimin e realizuar

Është zbardhur udhëzimi i Ministrisë së Financave për skemën e re të tatim-fitimit me 15% në të gjitha veprimet që do të bëhen për shit-blerjen e pronave, detyrime këto që rrjedhin nga miratimi i ligjit të ri të qeverisë për tatimin mbi të ardhurat.

Cmimet e referencës nuk do të lejohen të zbresin poshtë 30% pavarësisht rregullit të vendosur nga qeveria për zbritjen me 1% për çdo vit vjetërsi. Në ato raste

Në rastin e ndërtesave, kjo vlerë në shitje, për efekt të llogaritjes së detyrimit tatimor nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme, do të krahasohet me çmimet e referencës. Në rastet kur vlera e pasurisë sipas çmimit të shitjes për metër katror (m2) të përcaktuar në kontratë është më e ulët se vlera sipas çmimeve referuese, atëherë si çmim i supozuar shitje do të merret në konsideratë çmimi i referencës së zonës/qytetit. Çmimeve të referencës, do t’i zbritet 1% e vlerës për çdo vit të plotë shtesë përdorimi, duke filluar nga data e fitimit të titullit të pronësisë për herë të parë. Zbritja prej 1% do të aplikohet për të gjitha llojet e pasurive të paluajtshme të cituara në germat “a” deri në “dh” të kësaj pike. Kjo zbritje nuk duhet të jetë më e madhe se 30% e çmimit të referencës

Top Channel

Read Entire Article