Si iu shitën Kurumit katër hidrocentrale! Flet djali i inxhinier Gjadrit!

2 weeks ago 60
Reklamë

Në emisionin “Shqip” në DritareTv gazetarja Rudina Xhunga solli historinë e jashtëzakonshme të dy inxhinierëve që ndërtuan Shqipërinë, inxhinier Gjovalin Gjadri dhe i biri, Egon Gjadri. Historia e familjes u tregua nga pasardhësi i familjes, Ervin Gjadri.

Ai tregoi në studion e Shqip, me modesti dhe krenari historinë e shkencëtarëve që krijuan veprat të cilat i mbijetuan shekullit. Gjithçka në emër të dijes dhe dashurinë për Shqipërinë. Ervin Gjadri tregon trishtimin e viteve të fundit e babait të tij, ndërsa hidrocentralet ku ai la jetën, iu shiten 100 të huajve, duke cenuar punën e aq shume njerëzve dhe mbi të gjitha, pavarësinë energjetike të Shqipërisë. Hidrocentralet Bistrica 1 dhe Bistrica 2 ishin fillesat e karrierës së inxhinier Gjadrit dhe shitja e tyre në 2013-ën e tronditi shumë. Ervini thotë se ai ishte thjesht i pafuqishem për të reaguar sepse idrocentralet Bistrica 1, Bistrica 2, Ulza e Shkopeti, mbanin firmën e inxhinierit dhe një ekipi të madh. Edhe pse atëherë ishin në pronë të shtetit, Sali Berisha në ditët e fundit të qeverisë së tij, në maj 2013, ia shiti kompanisë turke “Kurum”. Kurumi i bleu këto hidrocentrale kur ishin në gjendje pune, të saporikonstruktuara nga një kredi 22 milionë euro të BERZH që ende e paguan shteti shqiptar dhe do vijojë ta paguaje deri në 31 dhjetor 2044.

Ja si shprehet vite më pas, djali i inxhinier Gjadrit: “Kur u shitën dy Bistricat babai pësoi një tronditje të madhe sepse aty kishte nisur karrierën e tij, kishte kujtimet më të bukura të jetës së tij. Dhe mbi te gjitha iu duk diçka absurde. Nuk i morën asnjë mendim kur i shitën. Nuk e pyeti njeri. U shitën në maj të 2013-ës. Iu shitën firmës Kurum, Ulza, Shkopeti dhe dy Bistricat. Babai në atë kohës ishte i pafuqishëm. Ato ishin hidrocentrale funksionale, më tepër se funksionale, ishin të rikonstruktuara me një kredi te madhe te Berzh . Për Bistrica 1 dhe 2 janë investuar rreth 22 milionë euro.

Mendoj se këtë kredi e paguan akoma shteti shqiptar. Afati i kredisë është deri në vitin 2044. Të dyja hidrocentralet ishin në efiçencë të plotë dhe kanë qenë shumë rentabël. Prodhonin energji, jo sa Fierza apo Kaskada e Drinit, por rreth 10% të prodhimit të tyre, pra disa miliona euro në vit. Në momentin që është nënshkruar kontrata e shit-blerjes së tyre, firma turke nuk jepte asnjë lloj shpjegimi dhe llogarie shtetit shqiptar. Sepse u shitën 100% të aksioneve. Dhe pronar i gjithë kësaj pasurie publike u bënë te huajt. “- thotë djali i inxhinier Gjadrit i cili kujton në një intervistë të gjatë kohën kur një skuadër burrash të jashtëzakonshëm me kapiten Radovickën në krye, sollën drite për Shqipërinë./dritare.net

Read Entire Article