Si mund të luajë Real Madridi me Haaland, Mbappe dhe Vinicius në një skuadër

7 months ago 6

Erling Haaland së fundmi la të kuptohet se mund të largohet nga Man City duke dashur të luajë për Real Madridin në të ardhmen.

Kjo mund të jetë vitin e ardhshëm ose pas dy vitesh, kur ai të hyjë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij me Manchester Cityn dhe të mbushë 25 vjeç.

Ndërkohë, është sekret i hapur që Kylian Mbappe do të luajë nga sezoni i  ardhshëm te Real Madridi, përkrah Vincius Jr , i cili është ndër anësorët më të mirë në futbollin botëror për momentin.

Pyetja është, si do ta fuste në formacion Real Madridi norvegjezin, kur sulmi do të ishteHaaland, Vinicius dhe Mbappe. Përgjigja është formacioni 4-3-3.

Megjithatë, do të ketë shumë sakrifica që ky sistem të funksionojë. Si fillim, Mbappe dhe Vini do të duhet të punon edhe prapa, ndërsa Haaland do të qëndronte në pozicionin e numrit 9-të.

Disa lojtarë të rëndësishëm do të duhet të zënë një vend në stol, si Rodrygo dhe Edouardo Camavinga për shembull.

Nëse do ta arrinte edhe norvegjezin, Real Madridi do të rikrijojë një tjetër Galacticos. /Telegrafi/

Read Entire Article